Valbona është shndërruar me merkato të bujshme këtë verë. Kjo skuadër që do të luajë në Kategorinë e Dytë, tashmë është nën drejtimin e Oltijon Kërnajës. Drejtuesit e klubit i kanë besuar këtij trajneri që të ngjitet në një kategori më lartë të futbollit shqiptar dhe investimi nuk është i pakët.
Ardit Jaupaj, ish-sulmuesi i Partizanit që ka luajtur në kohën e Sormanit, ka zgjedhur që t’i bashkohet Valbonës. Pa harruar edhe ish-kapitenin e Lacit, Taulant Segjinin, që së bashku me Xhynejt Cutran, një tjetër element i spikatur, do të jenë pjesë e Valbonës. Kjo është baza me eksperiencë ku do të ndërtohet ekipi, megjithëse emrat e rinj dhe cilësorë vetëm sa po shtohen në këtë skuadër. /Sport Ekspres/