Mbrëmjen e djeshme, Kushtrim Gashi është vënë përballë ish-skuadrës së tij, Ballkanit. Lojtari në fjalë u largua nga Suhareka pas konfliktit që pati me Ilir Dajën dhe është përpjekur që të hakmerret në fushën e lojës. Gashi ka bërë qëllimisht një ndërhyrje të rëndë ndaj ish-shokut të tij të skuadrës, çka ka nervozuar presidentin e Ballkanit. “Gazeta Blic” ka zbuliar mesazhin që Arsim Kabashi i ka dërguar Gashit, ku e quan mbeturinë.
“Kam pasur shumë respekt për ty, por ti ishe mbeturinë djalë, ani më vinte gjynah prej teje. Unë i kam fajet se s’të kam djegur një vit more plehrë, sa bukën e ke ngrënë prej meje. Çfarë arrogance ndaj shokëve të tu, po mundohesh t’i lendosh me qëllim. Mbeturinë, kurrë Zoti s’ka për të dhënë”, ka shkruar në mesazhin e tij Arsim Kabashi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/