Chelsea ka udhëtuar sot drejt Kroacisë, ku do të luajë ndeshjen e parë të grupeve të Champions League-s kundër Dinamos së Zagrebit. Klubi anglez ka ndarë në rrjetet sociale çaste nga stërvitja e ekipit. Së bashku me grupin ndodhej edhe Armando Broja, i cili po përgatitet për sfidën e nesërme.
Pas një sezoni të zhvilluar në Premier League, tashmë sulmuesi shqiptar është pranë plotësimit të ëndrrës së çdo futbollisti, të luajë në Champions League. Broja është aktivizuar si zëvendësues në këto ndeshje të para të sezonit dhe pritet që të ketë minuta në këmbë edhe mbrëmjen e nesërme kundër Dinamos së Zagrebit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Watch Chelsea train live from Stadion Maksimir! https://t.co/vGUcPeX7vp
— Chelsea FC (@ChelseaFC) September 5, 2022