Teuta kërkon kthesën e rezultateve, trajneri Bledi Shkëmbi e pranon se është afër zyrtarizimit: Më kanë kontaktuar, pas 24 orësh takohem me presidentin

Renato Arapi e ka mbyllur në mbrëmjen e djeshme me Teutën. Klubi durrsak ka shpërndarë njoftimin se kishte ardhur fundi i bashkëpunimit me ish-kapitenin e kësaj skuadre. Por cili do të jetë trajneri i ri?

“RTSH Sport” ka kontaktuar me Bledi Shkëmbin, që e pranon se ka kontakt me Teutën për të ardhur si trajner. “Po është e vërtetë, kam pasur një kontakt, por është e gjitha në kuadrin e një ideje.

Jam duke e pritur një takim me presidentin e Teutës, mund të ndodh në 24 orët e ardhshme. Nuk e fsheh se do të më pëlqente që të rikthehesha si trajner, është pasioni im”, tha Shkëmbi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *