“Keni dalë jashtë kontrollit”! Gjici i jep ultimatum klubit pas Kombëtareve: Nuk ka më në Tiranë, do vini të jetoni në Kukës si ekip

Safet Gjici është shfaqur shumë i irrituar me rezultatet e arritura nga Kukësi në këto tre javë të para të kampionatit. Presidenti i nderit të verilindorëve është shprehur në “Fair Play” se diçka nuk shkon te stërvitja e skuadrës dhe se disa nga lojtarët e mendojnë si “të kohës së vjetër”. Madje Gjici vazhdoi se stafi teknik duhet të mendojë dhe merret me përgatitjen e ndeshjeve si jashtë shtetit, 10 orë në ditë.

Ultimatumi ka vazhduar duke i treguar të gjithë klubit se nëse do të vazhdojë me këto rezultate të dobëta deri në periudhën pas Kombëtareve, atëherë nuk do të jetojnë më në Tiranë, por do të shkojnë në Kukësi. “I kam thënë klubit një gjë, nëse nuk kemi rezultate në këto ndeshe deri pas Kombëtareve, atëherë duhet të vijnë si ekip në Kukësi. Duhet të jetojnë këtu, nuk kanë pse të rrinë më në Tiranë.

Klubi i përket qytetit të Kukësit, ne kemi fushën e stërvitjes, komplek, stadium. I kam propozuar klubit nëse vazhdohet me këto rezultate. Kështu mund t’i shohim përdit se çfarë bëjnë në stërvitje ata. Të jenë edhe me presionin e tifozëve se në Tiranë janë jashtë kontrollit fare. Atje nuk e kanë marrë seriozisht. Nuk po flas vetëm për trajnerin këtu, por edhe për lojtarët që duhet të na përgjigjen”, tha Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *