Safet Gjici ishte i ftuar në emisionin “Fair Play” që drejtohet nga Enkeleida Zeko. Presidenti i nderit të Kukësit është shfaqur shumë i irrituar me trajnerin, stafin teknik dhe lojtarët për rezultatet e arritura në këto tre javë të para. Madje është marrë masë edhe për Pero Pejic, që në rolin e zëvendës trajnerit, është pezulluar nga detyra.
“A është pezulluar Pejic nga detyra? Këto janë pyetje qesharake, pse bëhet si pyetje? Keni ndonjë pyetje tjetër në lidhje me sportin? Do pezullohet ndonjë ditë edhe punëtori i fushës, ju do të pyesni prapë. Pejic u pezullua se nuk bëri mirë detyrën e tij dhe prandaj, duhet të reflektojë tani”, tha Gjici. /Sport Ekspres/