Largimi me rënie të lirë për Valon Berishën, nga Ligue 1 shkon në…Australi

Futbollisti i Kosovës, Valon Berisha i ka dhënë fund aventurës në Francë tek skuadra e Reimsit. 29 vjeçari ka pranuar ofertën e skuadrës australiane, Melbourne dhe ka firmosur një kontratë 1 vjeçare.

Forma e transferimit do të jetë huazim i thjeshtë, por gjithçka mund të ndryshojë nëse Berisha do të shkëlqejë tek kjo skuadër. Lajmin e ka bërë të ditur Arlind Sadiku, i cili ka publikuar dhe detajet e transferimit.

Vetë lojtari ka publikuar një foto në Instagram ku shpreh lodhien nga udhëtimi me orar të zgjatur drejt Australisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *