“Gjithmonë isha djali me vetëbesim, unë e ndihmoj Chelsea”! Armando Broja flet për ardhjen e Aubameyang: Do të mësoj disa gjëra prej tij

Armando Broja ka fituar gjithmonë e më tepër besim te Chelsea. Sulmuesi shqiptar ndryshoi tërësisht lojën e ekipit të Tuchel në përmbysjen e arritur kundër Ëest Ham në shifrat 2-1. Në një intervistë të fundit për “Football London”, sulmuesi i Shqipërisë ka treguar gjithë situatën në klub dhe njëkohësisht lajmet për merkaton e verës.

“Keni parë vetëm spekulime. Jam këtu te Chelsea tani, kam nënshkruar kontratën dhe jam i kënaqur që jam pjesë e këtij klubi të mrekullueshëm. Gjithmonë kam qenë një djalë me vetëbesim dhe është e rëndësishme që ta mbaj këtë dhe të jem i sigurt te vetja.

Ndihem sikur mund ta ndihmoj shumë Chelsea. Besoj se mundem. Nëse je në stol, ke më shumë mundësi për të hyrë tani me 5 ndërrimet. Prandaj përgatitem mendërisht dhe fizikisht sa herë trajneri më thërret. Kjo mund të ndodh në minutën e fundit, në pjesën e parë, në çdo moment, varet si shkon ndeshja. Ka të bëj me të qenit gati dhe presësh momentin tënd.

Aubameyang? Është lojtar i madh, ka bërë shumë në karrierën e tij. Ka ardhur te Chelsea dhe unë mund të mësoj shumë prej tij. Ia doli te Arsenali dhe Barcelona, prandaj i sjell shumë vlera ekipit. Duket edhe si një djalë shumë i mirë prandaj do të mësoj disa gjëra. Është mirë të kemi këtë konkurrencë në skuadër”, tha Broja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *