Prishtina e ka humbur derbin me Ballkanin në shifrat 0-1. Rrahmani vendosi fitoren e këtij takimi me golin që shënoi në minutën e 46. Ndërkohë te Prishtina kanë nxituar jo pak para takimit. Trajneri Ismet Munishi u shpreh se e llogariste të fituar këtë takim që pa u zhvilluar, ndërsa kërkoi vetëm që tifozët të vinin në stadium.
Por në fund nuk rezultoi e tillë, madje kishte vend edhe për një incident. Gjatë kohës që Munishi po vraponte i irrituar me lojtarët e tij për t’i dhënë instruksionet e duhura, u rrëzua nga uji që gjendej në fushë duke krijuar skenën komike. /Sport Ekspres/