Medon Berisha është një talent që pritet të zërë vend edhe në ekipin e parë pas paraqitjeve mjaft të mira me Primaveran e Lecce-s. Drejtori teknik i klubit verdhekuq është pyetur në lidhje me pasardhësin e Hjulmandit n fushn e lojës dhe përgjigja ka qenë për 19-vjeçarin shqiptar. Sipas tij vetëm tifozët e kafeneve do të dëshironin emra të njohur në vend të Berishës.
“Alternativë mund të jetë Blin, por edhe Bistroviç apo Berisha i ri. Është i vitit 2003, por cilësia nuk ka moshë. Vetëm tifozi i lokalit shikon emrat, mbase do të preferonte Fabregasin sesa Berishën…”, ka thënë Pantaleo Corvino./Halit Delibashi-Sport Ekspres/