Armando Broja po fillon të marrë gjithmonë e më tepër minuta në këmbët e tij. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 60 kundër West Ham-it ditën e djeshme dhe i tregoi Tuchel-it se meriton të jetë pjesë e planeve të tij. Që nga momenti kur hyri në fushë, 20-vjeçari përfaqëdoi dëshirën e madhe që mungonte te Chelsea.
Broja shfaqet lu.ftarak dhe i vendosur për të siguruar çdo top të mundshëm.Shpesh herë bën presion te kundërshtarët dhe ia del t’u largojë topin nga këmbët. Gjithashtu Broja ishte protagonist në aksionin e golit, ku nxjerr bukur topin përpara për shokun e tij të skuadrës, që më pas jep asistin në zonë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/