VIDEO/ Inatet e vjetra nuk harrohen! Skena që shpëtoi nga derbi, Teo Hernandez godet me shpullë pas koke Çalhanoglunë

Hakan Çalhanoglu është kthyer në njeriun më të urryer për tifozerinë e Milanit. Turku tradhëtoi kuqezinjtë për të veshur fanellën e Interit dhe që atëherë respekti i milanistëve është zeruar për të. Shpesh ka pasur edhe provokime në deklarata mes palëve, që nuk janë ndarë aspak mirë me njëri-tjetrin.

Derbi erdhi shpejt dhe inatet e vjetra nuk harrohen. Përpara nisjes së sfidës, lojtarët e Interit kanë kaluar në rresht për t’i dhënë dorën kundërshtarëve. Por në momentin kur sheh përballë Teo Hernandezin, Çalhanoglu bën indiferentin dhe ul duart për ta shmangur takimin me të.

Mbrojtësi i Milanit nuk e ka pritur mirë këtë gjest dhe menjëherë e ka goditur lehtë me shuplakë ps koke. Dy futbollistët kanë shkëmbyer disa fjalë e pë mas ka vazhduar secili në detyrat e veta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *