“Jam një trajneri i lumtur“, Pioli buzëqesh pas fitores në derbi: Stërvis djem që më mahnitin, sot luajtëm si ekip i madh

Milani ka fituar derbin e parë të këtij sezoni me rezultatin 3-2. Pioli është shfaqur i lumtur përpara mikrofonit të “DAZN“-it, duke treguar rëndësinë e këtyre tre pikëve. Trajneri i kuqezinjve është shprehuer se kjo ishte ndeshje e drejtpërdrejtë dhe lojtarët e tij luajtën si një ekip i madh.

“Është një ndeshje e rëndësishme, një ndeshje e drejtpërdrejtë dhe tani ka edhe më shumë një rivalitet të madh. Kundërshtarët tanë donin të dëshmonin se ishin superiorë për shumë arsye, jam i lumtur që fituam, por më pëlqeu shumë skuadra, luajtëm si një ekip i madh për 70 minuta dhe pastaj u relaksuam pak: kur relaksohesh, rrezikon. Unë stërvit djem që vazhdojnë të më mahnitin me energjinë e tyre, dëshirën për të qenë bashkë, dëshirën për t’u përmirësuar: Unë jam një trajner i lumtur”, ka deklaruar Stefano Pioli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *