Maignan ka marrë sërish qendrën e vëmendjes, për të njëjtën lëvizje. Në momentin kur Milani kryen goditjen e dënimit, Maignan del në mesfushë dhe u jep këshilla lojtarëve pasi ka pamje të mirë.
Sigurisht, jo pak e guximshme në një moment që porta mbetet e boshatisur dhe Interi mund të nisi menjëherë kundërsulmin. Një skenë e parë edhe më herët nga Maignan, por kur bëhet fjalë për derbi tërheq më shumë vëmendje. /Sport Ekspres/