Premier League nuk “i errëson” sytë, Granit Xhaka reagon për ngjarjet shqiptare: Që në 1999 e kemi vuajtur në Kosovë

Rasti i përdh.unimit të një 11 vjeçareje në Kosovë trishtoi shqiptarët anë e mbanë botës. Mijëra persona u mblodhën në sheshet e Shqipërisë dhe Kosovës për të protestuar ndaj këtij fenomeni. Gjithashtu figura të shquara shqiptare u sensibilizuan me këtë ngjarje të rëndë.

Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka ka reaguar në lidhje me këtë episod të pazakontë në Instagram, ku ka deklaruar se fëmijët duhen mbrojtur dhe jo dhun.uar.

“Ngjarja e ndodhur në Prishtinë me 11-vjeçaren na ka tronditur të gjithëve. Uroj që organet e drejtësisëtë bëjnë më të mirë. Duhet të mbizotërojë ligji, sepse kemi të bëjmë me raste të përsëritura. Kosova në 1999 ka përjetuar dhuni.min më të madh në Europë ndaj fëmijëve dhe grave. Kosova e di më së miri se çka është dhimbje është kur prek gruan, akoma më e rëndë fëmijët”,- shkruan Xhaka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *