Bastet online pritet që të kthehen në Shqipëri, por këtë herë të kontrolluara dhe do t’i përkasin tre kompanive europiane. Kjo ishte fjala e Edi Ramës në dëgjesën e sotme me kreun e KOKSH, FSHF dhe të Federatave të Sporteve të tjera në vend. Mes të tjerash, Rama u shpreh se inciativa e tij e hershme u komentua si një favorizim për Olsi Ramën.
“Ne ishim skeptik për pjesën e basteve online. Atëherë u ngrit një furi e madhe që kjo po bëhet për Olsi Ramën. Për të mos hedhur në erë një vendim shumë të rëndësishëm që ka mbrojtur shumë njerëz, ne përfshimë edhe bastet online sportive. Kjo ishte arsyeja në atë kohë që u bë mbyllja edhe e atyre”, tha Rama. /Sport Ekspres/