Empoli ka bërë prapakthehu dhe ka marrë sërish në skuadër Samir Ujkanin. Ky i fundit ishte pjesë e tyre edhe sezonin e shkuar, por klubi vendosi të mos i rinovonte kontratën dhe e la lojtar të lirë këtë verë.
Megjithatë, drejtuesit e skuadrës toskane kanë ndërruar mendje dhe kanë vendosur të bashkëpunojnë përsëri me Ujkanin. Empoli zyrtarizon nënshkrimin e një kontrate 1-vjeçare me portierin shqiptar, i cili ka pranuar të jetë zgjedhje e tretë në ekip./Halit Delibashi-Sport Ekspres/