E bujshme/ Pritej që të zyrtarizohej nga momenti në moment te Partizani, Albion Marku zgjedh ekipin tjetër të Superiores

Albion Marku pritej që të zyrtarizohej nga momenti në moment te Partizani. Shumë u përfol për këtë afrim të të kuqëve që do të ishte i goditur duke parë cilësitë e këtij lojtari. Megjithatë situata ka ndryshuar në mënyrë drastike. “Newsport” raporton se mbrojtësi ka zgjedhur që të luajë me Teutën në këtë sezon.

Duke parë konkurrencën e madhe dhe organikën e ekipit që kërkon elemente më cilësore, te durrsakët nuk e kanë menduar dy herë për të gjetur mënyrën sesi mund t’ia merrnin Partizanit këtë garë për Markun. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *