Samir Ujkani do të mbetet pjesë e Serisë A edhe sezonin e ardhshëm. Në fillim të verës, portieri shqiptar doli në treg si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Empolin skadoi. Por duket se palët do të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre edhe për të paktën një vit.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, Ujkani do të veshë përsëri fanellën e Empolit. Gardiani i përfaqësueses së Kosovës pranon të jetë zgjedhje e tretë e trajnerit Zaneti, i cili është emëruar në krye të pankinës këtë verë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/