Gjithmonë e më tepër po afron periudha e ndeshjeve të Shqipërisë në Ligën e Kombeve. Kombëtarja do të kërkojë që të marrë vendin e parë, ku pavarësisht se i ka ulur jo pak shanset e saj me rezultatet e fundit, matematika e mban në lojë.
Por shenja aspak të mira vijnë nga legjionarët e Kombëtares. Armando Broja është kthyer në ditën e djeshme nga dëmtimi, që e ndoqi edhe në turneun veror. Ndërkohë edhe Rei Manaj ka lënë fushën e blertë me Ëatford pa mbyllur dot 45 minutat pas dëmtimit të pësuar.
Lajmi i mirë vjen nga Amerika, teksa Xhakomo Vrioni rikthehet nga “zhdukja” pas shumë ndeshjesh. Sulmuesi i Kombëtares do të jetë i grumbulluar për ndeshjen e radhës që do të zhvillojë Neë England Revolution në MLS. /Sport Ekspres/