Metoda tashmë e njohur e parashikimit të ndeshjeve, “superkompjuteri” është përdorur për të përcaktuar fituesin e mundshëm të Uefa Champions League. Sipas kësaj teknologjie, Reali i Madridit nuk do të jetë fituesi i trofeut më të rëndësishëm në Europë.
Superkompjuteri ka kurorëzuar si mbret të Europës gjigandët e Gjermanisë, Bayern Munich. Kampionët bavarezë sipas teknologjisë do të shpallen kampion për herë të 7-të të Uefa Champions League.
Vendi i dytë do t’i takojë Manchester City-t të Guardiolës që do të gjunjëzohet në finale ndaj Bayernit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/