“Faik Konica e kishte gabim”, Veliaj e tepron: Florian Marku më kujton Rocky Balboan, kaloi çdo fantazi

Florian Marku u prit me ceremoni shtetërore pasi fitoi ndaj vendit të 260 në botë, Miguel Parra. Në fjalët përshëndetëse dhe urimet e ardhura, Erion Veliaj e ka tepruar disi me krahasimet e tij.

“Më duket se Faik Konica ka thënë se shqiptar të fal gjithçka, por jo suksesin. Nëse e ka thënë Konica, e ka pasur gabim. Shqiptari e ndan suksesin.

E pashë ndeshjen e Markut. Disa thonë e stisur, e lehtë. Mua mu kujtua ajo ndeshja e Rocky Balbao 2, ku Apollo Creed dhe Rocky u ndeshën deri në fund dhe Rocky fitoi me pikë në fund, ishin të dy të lodhur.

Apollo i tha Rockyt: “Hë sa fat që ke”. Rocky u kthye nga trajneri dhe i tha: “A të duket ty kjo fytyrë e imja e dërrmuar si fat”. Marku kaloi çdo fantazi, e bëri realitet”, u shpreh Veliaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *