Si në kohët e vjetëra te Skënderbeu, Takaj i bashkohet festës së Ilir Dajës

Ballkani shkruajti historinë në Kosovë duke u bërë skuadra e parë që kualifikohet në një kompeticion europian. Suharekasit mposhtën 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” skuadrën e Shkupit mbrëmjen e djeshme. Menjëherë pas fitores drejtuesit e “Ballkanit” kanë zgjedhur të festojnë triumfin e tyre.

Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale shihet trajneri Ilir Daja dhe presidenti i skuadrës. Në këtë darkë mes miqsh ishte prezent dhe presidenti i Skënderbeut, Takaj i cili së bashku me Ilir Dajën fituan gjithçka në vitet e kaluara. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *