Sidrit Guri u përfol së tepërmi për një kalim te Partizani. Negociatat ishin reale mes drejtuesve të klubit të kuq dhe këtij sulmuesi, por në fund nuk u zgjodh ky destinacion. Më vonë mediat do të raportonin edhe kalimin e Gurit te Ballkani i Ilir Dajës.
Megjithatë as në këtë rast nuk kishte vërtetësi. “Shkodra Sport” raporton se Sindrit Guri do të kalojë në Ligën e Parë të Turqisë. Emri i skuadrës do të zbulohet më vonë, por ish-sulmuesi i Shkëndijës ka zgjedhur vendin e preferuar për lojtarët shqiptarë. /Sport Ekspres/