I lanë pa fjalë shqiptarët, kryesuesi i “Shvercerave” paralajmëron tjetër surprizë në Kosovë: Do e shihni në Prishtinë, po ikim në shtëpinë tonë

“Shvercerat” ia kanë dalë në misionin e tyre për të rrënqethur dhe shkaktuar emocione të forta te gjithë shqiptarët. Në ndeshjen mes Shkupit dhe Ballkanit, sapo lojtarët e skuadrës së Ilir Dajës do të hynin në fushë, nisi që t’i jepej jehonë këngës së Adem Jasharit.

Por nuk do të mbyllet me kaq pasi tifogrupi i Shkupit ka menduar tjetër surprizë të madhe. Në një prononcim për “Gazeta Metro”, kryetari i këtij tifogrupi, Jusuf Ramadani, deklaroi se një mesazh i bukur pritet që të hapet me banderolë në këtë takim, por pa zbuluar asgjë më shumë pasi në të kundërt surprizës i humb vlera.

“Kundër Ballkanit presim fitore. Do të jetë e vështirë, por besojmë që do të kalojmë tutje. Presim angazhim maksimal nga lojtarët tanë. Në Stadiumin “Fadil Vokrri”, do të ketë më shumë se 700 Shvercera. Shumë tjerë do të udhëtojnë edhe me vetura private. Jam i sigurt që do të kalojmë mirë. Ne po shkojmë në vendin tonë dhe aty jemi në shtëpi. Do ta hapim një mesazh të shkurtë e të qartë. Mbetet ta shohim në Prishtinë,” tha Ramadani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *