Thomas Strakosha ka debutuar në mbrëmjen e djeshme me Brentford. Portieri shqiptar luajti në ndeshjen e Kupës kundër Colchester duke mbajtur rrjetën e paprekur në atë fitore 0-2. Paraqitje positive për lojtarin e Shqipërisë, megjithëse nuk kishte shumë punë për të bërë.
Në dy situata arriti që të evitonte rrezikshmërinë në portën e Brentfordit. Gjithashtu për t’u vlerësuar edhe loja me këmbë, kaq jetike për portierin në futbollin modern. Strakosha arriti që të jap 28 pasime, 12 topa të gjatë nga të cilët 8 prej tyre kishin saktësinë e duhur për të mbërritur te shokët e ekipit. /Sport Ekspres/