Shah mat! Skema e quajtur “stuhia” pushton futbollin, ekipe të mëdha të Europës kopjojnë…Bournemouth

Ndeshjet në futbollin modern janë si një lojë shahu. Ashtu siç është e mundur të zësh mat një kundërshtar në shah me disa lëvizje, është gjithashtu e mundur të shënosh një gol kundër një rivali me disa pasime. Javët e fundit, aksioni që mediat britanike e quajtën “stuhia e futbollit” është bërë një dukuri gjithnjë e më e shpeshtë në fushat sportive. Gjithçka u mendua nga lojtarët e Bournemouth.

Sezonin e kaluar, Bournemouth doli me një veprim sipas të cilit skuadra nga fillimi në zonën e penalltisë së kundërshtarit arrin me katër pasime dhe zgjat nga tetë deri në dhjetë sekonda. Pas kësaj shumë filluan të kopjojnë këtë skemë. PSG është i fundit që e aplikoi me sukses.

Sapo arbitri dha sinjalin, Neymar pasi me Vitinha, më pas topi mbërriti tek Messi, i cili shërbeu Mbappe para portierit kundërshtar dhe francezi shënoi lehtësisht. Sparta nga Roterdami gjithashtu ia doli me sukses së fundmi kur priti AZ Alkmar. Më pas, klubi holandez falënderoi Bournemouth për idenë.

Dhe klubi gjysmë-profesionist nga Irlanda e Veriut, Cliftonville FC, publikoi gjithashtu një video se si “stuhia e futbollit” ishte një sukses. Sigurisht që kishte përpjekje që nuk përfunduan me sukses. Shembujt më të mirë janë Rayo Vallecano dhe Real Madrid, si dhe Manchester United kundër Liverpool. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *