Zbulohet arsyeja pse Griezman nuk luan më shumë se 28 minuta te Atletico Madrid, do të lënë pa para Barcelonën që irritohet nga ky veprim

Atletico Madrid po përpiqet me të gjitha mënyrat të shmangë blerjen e kontratës së Antoine Griezmann nga Barcelona verën e ardhshme. Griezmann u kthye në Atletico Madrid në një huazim dy vjeçar nga Barcelona verën e kaluar dhe ekipi i Simeones do të duhet të paguajë 40 milionë euro për francezin në fund të këtij sezoni.

Në kontratë thuhet se Atletico duhet ta blejë kontratën e Griezmannit për atë shumë parash, por mediat spanjolle thonë se klubi madrilen po përpiqet ta shmangë në çdo mënyrë sepse nuk duan që Griezmann të qëndrojë. Së fundmi ata u përpoqën të bien dakord me Barcelonën për të ndërprerë huazimin ose opsionin që francezi të shkojë në një klub tjetër, por katalanasit refuzuan.

Megjithatë, duket se Atletico ka një tjetër mundësi për të shmangur pagesën e 40 milionë eurove verën e ardhshme për Griezmann. Thuhet se francezi ka një klauzolë në kontratën e tij sipas së cilës Atletico duhet ta blejë kontratën e tij nëse luan më shumë se 30 minuta në ndeshje gjatë sezonit.

Te Atlético padyshim që e kanë “studiuar” gjithçka mirë, pasi në fillim të sezonit të ri Griezmann i nisi nga stoli të dyja ndeshjet e La Ligës dhe është akoma më interesante se në të dyja luajti saktësisht 28 minuta. Duhet theksuar se në atë rast nuk llogariten minutat shtesë, por vetëm koha që lojtari ka kaluar në 90 minutat e rregullta të ndeshjes. Ditën e djeshme ndaj Villarrealit, Griezmann hyri në lojë në minutën e 62-të, ashtu si në turin e parë në ndeshjen ndaj Getafes, kur arriti të shënonte gol në fitoren 3-0. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online