Origi e pa si top këmbën e Gjimshiti, mbrojtësi shqiptar doli nga fusha mes lotëve dhe frikës

Atalanta ka barazuar ndaj Milanit me shifrat 1-1. Në fundin e takimit ka ndodhur një rast që nuk do të pëlqehet shumë as nga tifozët shqiptarë, kur po afron Liga e Kombeve.

Origi ka parë si top këmbën e Gjimshitit duke e goditur me forcë të madhe. Mbrojtësi shqiptar ka përfunduar i shtrirë në tokë mes lotëve dhe është zëvendësuar menjëherë. Frika është e madhe për një dëmtim të rëndë, por ekzaminimet mjekësore do të tregojnë më mirë shkallën e dëmtimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *