Esmiraldo da Silva, i njohur më mirë si Jardel, shënoi sot një nga penalltitë më të çuditshme ndonjëherë. Është një metodë e “ngrirë” e ekzekutimit të penalltisë. Në barazimin ndërmjet Feirense dhe Leixoes 1-1, në minutën e 65-të, Jardel shënoi nga penalltia.
Ai e vendosi topin në 11 metra, qëndroi pranë tij, ngriti këmbën e djathtë dhe mbeti i “ngrirë” për disa sekonda, më pas gjuajti në cep dhe shënoi për të barazuar. Shumëkush, kur e shikonin videon, fillimisht menduan se ishte një problem i videos apo i internetit, dukej konfuze, por Jardel ia doli të shënojë. /Sport Eskpres/
??? Se quedó congelado
? Atención a cómo Jardel, delantero del Feirense, ha tirado un penalti en en el fútbol portugués
?? Vía @pabloburrupic.twitter.com/N8h4aGk4UP
— Carrusel Deportivo (@carrusel) August 21, 2022