Luiza Gega arriti që të shpallet kampione Europe. Atletja shqiptare nuk njeh kufijë teksa vendosi edhe rekord europian në garën e 3000 metrave me pengesa. Edi Rama do të uronte këtë arritje të Gegës, ndërsa një reagim ka ardhur edhe nga bilardisti Enklent Kaçi.
Pasi ka zgjedhur që të shpreh urimet për kampionen e Europës, Kaçi ka kërkuar respekt në saj të punës së tij. “Shumë urime Luiza Gega, kampione Europe. Unë kampion Bote, kampione Europe, duke përfaqësuar Shqipërinë denjësisht për shumë vite, me shpenzime personale. Nuk meritojmë respekt ediramaal? ‘Apo bilardo’”, shkruan Eklent Kaci. /Sport Ekspres/