F.K Ballkani mund të shkruajë historinë në Kosovë si skuadra e parë që kualifikohet në fazën në grupe të një kompeticioni europian. Pas fitores 1-2 ndaj Shkupit, tashmë ekipi i drejtuar nga Ilir Daja mund të mjaftohet me vetëm 1 barazim për të arritur ëndrrën e madhe. Pas suksesit me Skënderbeun, Daja mund të përsërisë historinë dhe në Kosovë.
Presidenti i klubit F.K Ballkani, Arsim Kabashi në një intervistë për median “Gazetablicsport” deklaroi se beson në një kualifikim të kësaj skuadre në fazën e grupeve. “Fitorja është shumë e vlefshme, por është vetëm një fitore dhe kemi punë të madhe në Prishtinë. Besoj shumë në kualifikim pavarësisht punës së vështirë, shpresoj në përkrahje të gjithë tifozëve shqiptarë sidomos të klubeve të Superligës së Kosovës që na kanë përkrahur deri tani”- deklaroi Arsim Kabashi. /Elio Hajdari-Sport Eskpres/