Vetëm 6 minuta debutim me Interin kundër Spezias, por Asllanit i mjaftojnë për të pasur vëmendjen e mediave dhe tifozëve.
Mesfushori shqiptar ka rënë në sy me pasimet e tij të mrekullueshme dhe vetë mënyrën sesi e përdor topin.
Një tjetër rast që vlen të përmendet është pasimi i klasit botëror për shokun e ekipit në shtesë, pa e parë fare topin dhe pa marrë kohë për të llogaritur pasimin, por duke pasur nuhatjen perfekte. /Sport Ekspres/