Pritjes i ka ardhur fundi. Kristjan Asllani debuton në një ndeshje zyrtare me Interin. Mesfushori shqiptar është zgjedhur nga trajneri Inzagi të zëvendësojë Brozoviçin në minutën e 83-të të takimit kundër Specias.
Asllani vesh kështu për herë të parë fanellën zikaltër në Serinë A, duke përmbushur ëndrrën e fëmijërisë. Kjo është ndeshja e dytë e kampionatit dhe sezoni është i gjatë, duke dhënë shpresa se minutat për 20-vjeçarin nuk do të mungojnë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Video edited on Kapwing