VIDEO/ Heroi i Partizanit quhet Skuka! Një supergol në sekondat e fundit që i jep Partizanit fitoren e parë

Partizani ka marrë një fitore në ekstrem kundër Engatias. Të kuqtë fituan me rezultatin 2-1 ndeshjen që u vendos nga një supergol i shënuar në sekondat e fundit të takimit. Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh, pasi me anë të Camajt e dërgojnë topin në rrjetë në minutën e 32-të. Goli erdhi si pasojë e një gafe qesharake nga portieri Rexhepi, i cili tenton të largojë topin nga zona, por del huq dhe e lë topin në zonë.

Partizani ka reaguar në pjesën e dytë të takimit, kur ka kthyer përsëri baraspeshën. VAR-i shpëton të kuqtë nga humbja, duke akorduar penallti në minutën e 56. Atanda prek topin me dorë në zonë, por Hamiti vendos për faull në favor të Egnatias. Pas komunikimit me sistemin VAR, arbitri ndërron mendim dhe drejton dorën nga pika e bardhë e 11 metrave.

Prej atje Ëngjëll Hoti nuk gabon. Topi ndalet pas shpinës së Sherrit dhe shifrat shkojnë në 1-1. Por në fund heroi i Partizanit quhet Skuka. Sulmuesi i “demave të kuq” lëshon të majtën e tij nga jashtë zone në minutën e 97 dhe nxjerr ekipin e tij me kokën lart në ndeshjen e parë të kampionatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Video edited on Kapwing

Video edited on Kapwing

Video edited on Kapwing

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online