“Nuk dilet kampion tani, më mirë që humbëm”! Mirel Josa nuk e bën dramë me Erzenin: Goditja e mirë e atij djalit që shënoi gol

Një rezultat i papritur ka ardhur nga ndeshja e sotme mes Erzenit dhe Vllaznisë. Shumë vite pritje pas rikthimit në Superiore dhe Erzeni kthehet menjëherë të fitorja e parë, në ndeshjen e parë, ndaj një ekipi që synon titullin kampion. Në fakt, shkodranët mund të dalloheshin vetëm nga fanella pasi ishin ende me pushime. 90 minuta ndeshje dhe rastet e krijuara nga ekipi i Josës mund të numërohen me gishtat e njërës dorë, duke e kthyer ndeshjen shpeshherë të mërzitshme.

Goli i vetëm i takimit erdhi nga predha e Allan me goditjen e dënimit, që solli shpërthimin e festës te vendasit në minutën e 21. Vllaznia nisi që të sulmonte më tepër portën e Erzenit vetëm në fundin e takimit, me Cobën që humbi një rast flagrant. Vendasit u kthyen të gjithë mbrapa në mbrojtje të rezultatit dhe në atë mënyrë, edhe sikur ndeshja të zgjaste për 180 minuta, Vllaznia nuk do të shënonte dot. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Josa: “Këtë ndeshje e fitoi Erzeni, e bëri punën më mirë se ne. Nuk është se e nënvlerësuam. Në dyluftime, ata fituan më tepër, megjithëse ne ishim me tre mesfushorë qendre. Më vjen keq që e pësuam golin në atë mënyrë. Goditja e mirë e atij djalit dhe ne nuk ditëm që të reagonim.  Kur je në disavantazh, duhet të fusësh forca të lëvizshme. Tre lojtarët e sulmit ishin statikë. Reaguam në pjesën e dytë, teknikisht Vulaj është mirë. Duhet të vertikalizonim edhe me lëvizje jo vetëm me pasa. Dihet, nuk dilet kampion që në fillim të kampionatit. Po flitet shumë për kampion, pa nënvlerësuar Erzenin që sot dhe shpirtin në fushë, më mirë që humbëm sot se është fillimim, të jemi me këmbë në tokë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *