Mario Mitaj do të marrë një hap të rëndësishëm në karrierë. Mbrojtësi 19-vjeçar do të lërë AEK për të kaluar te Lokomotiva e Moskës. Atje do të firmoset një kontratë 5-vjeçare, teksa rusët do të derdhin 3 milionë euro në arkat e klubit grek. Kjo e kthen Mitajn në pesë transferimet më të kushtueshme në historinë e AEK që më herët kishte shitur Barkas për 5 milionë euro te Celtic, Papastathopulos për 3.6 milionë euro te Genoa, Vranies për 3.2 milionë euro te Anderleht dhe Kyriakos për 3 milionë euro te Liverpul.
Gjithashtu AEK do të mbajë 10 përqind të kartonit te Mitaj, për të përfituar sërish në një shitje të dytë. “Sport 24” tregon se gjigandët grekë kishin refuzuar një ofertë të mëparshme nga Lokomotiva për Mitajn që shkonte në kuotën e 1 milionë eurove. Por çudia më e madhe edhe për këtë media greke qëndron në faktin se në histori do të shënohet një lojtar që nuk mund të quhet pjesë e ekipit të parë, pasi shpeshherë Mitaj qëndronte në stol ose në ekipin e të rinjëve. /Sport Ekspres/