Shumë njerëz janë me idenë se Arteta po bën një punë të shkëlqyer në stolin e Arsenalit, pavarësisht se sezonin e kaluar i mungoi Champions League. Në dokumentarin “All or nothing” për ngjarjet te Arsenali nga sezoni i kaluar, tregohen nga afër aftësitë e trajnerit të Artetës dhe mënyra se si ai e përgatit ndeshjet.
Episodet e fundit u shfaqën në fillim të javës dhe në një nga skenat mund të shihni se si eksperti spanjoll përdor një teknikë të çuditshme për të motivuar lojtarët. Përkatësisht, para ndeshjes kundër Brighton në prill, Arteta ka përdorur një llambë për të motivuar lojtarët, besojeni ose jo.
Trajneri mblodhi lojtarët rreth tij, mori një llambë, e ndezi dhe u kërkoi lojtarëve të krijonin energji. “(Thomas) Edison shpiku llambën. Sot dua të shoh një ekip që është i lidhur sepse vetë llamba nuk është asgjë. Unë dua të shoh një ekip ku lojtarët janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe që shkëlqejnë.
Dhe ju duhet t’i përcillni atij (shokut tuaj të skuadrës) dritë, energji dhe pasion dhe se si luani, luani futboll. Dhe secili prej nesh e luan lojën të lidhur, sepse, djema, çfarë ndodh kur luajmë të lidhur? Çfarë do të ndodhë më pas? Për t’u lidhur me 60,000 njerëz (tifozët) që krijojnë më shumë energji.
Sepse në fund është energjia elektrike, e cila krijon dritë dhe jetë përmes nxehtësisë. Sepse nëse nuk do të ishte kështu, do të ishte errësirë. Ajo që na bën të veçantë është qëndrimi ynë, dhe sot dua që ju të luani me atë qëndrim. Dilni, ndizni dritat dhe luani futboll. Le të shkojmë”, u shpreh Arteta. Motivimi i çuditshëm i Artetës nuk pati efekt pasi Brighton fitoi ndeshjen 2-1. Pikët që në fund i kushtuan edhe Champions League. /Sport Ekspres/