Zyrtare/ Casemiro bëhet “djall i kuq”, Manchester Unitedi transferon 5 herë fituesin e Champions League-s

Casemiro do të ndërrojë skuadër pas 9 viteve në radhët e Realit të Madridit. Mesfushori me tipare mbrojtëse dëshiron një eksperiencë të re në karrierë dhe ka kërkuar të largohet nga “los blancos”, ku lë pas një pasuri të vërtetë trofesh dhe suksesesh të arritura. Braziliani ka arritur akordin me Manchester United-in, i cili ka paguar plot 70 milionë euro për kartonin e tij. Casemiro nënshkruan për 4 vite në Premier League, me opsion edhe për një vit tjetër.

Lajmin e konfrimojnë vetë “djajtë e kuq”, që përmes faqes zyrtare njoftojnë se është arritur marrëveshja në parim. Pengesë mbetet vetëm pajisja me vizën angleze dhe kalimi i testeve mjekësore. Ndërkohë Reali i Madridit ka falenderuar 30-vjeçarin përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë një video me momentet e tij më të bukura me klubin spanjoll, me të cilët numëron plot 5 Champions League të fituara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online