Fulhami ka zyrtarizuar sot marrëveshjen me Adrion Pajazitin. Mesfushori 19-vjeçar ka firmosur për 3 vite me klubin e Premier League-s, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit. Lojtari është pjesë e ekipit U21 të Fulhamit, ku ka spikatur me paraqitjet e tij.
Performanca pozitive e Pajazitit i ka siguruar atij edhe debutimin me ekipin e parë sezonin e shkuar në ndeshjen e vlefshme kundër Carabao Cup kundër Birmingham-it. Klubi londinez beson shumë në aftësitë e futbollistit të Kosovës U21, që nëse vazhdon me këtë ritëm, atëherë nuk do e ketë të largët ditën kur të jetë pjesë e ekipit të parë të Fulhamit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
+3?!
Great to have you around for longer, Adrion! ?#FFC
— Fulham Football Club (@FulhamFC) August 19, 2022