VIDEO/ Redon Xhixha vazhdon të jetë i vetmi që “e nxjerr nga balta” Tiranën, Skënder Gega ndal kampionët e Superiores

Kukësi-Tirana 1-1 Daci 3’/ Xhixha 56′

Europa përfundoi, ishte koha për t’u kthyer në Superiore. Tirana dhe Kukësi kanë çelur ndeshjen e parë të këtij sezoni në Superiore. Verilindorët luanin në shtëpi dhe kërkonin që ta nisnin mbarë nën drejtimin e Skënder Gegës.

Kështu filloi, teksa Daci shënoi që në minutën e 3 të takimit ndaj kampionëve në fuqi. Kukësi hyri me ritmin e duhur në fushë duke vendosur në jo pak vështirësi Tiranën. Nuk do të mungonin as tentativat e bardhebluve, me portierin e Kukësit që u kthye vendimtar me ndërhyrjet e tij.

Goli i barazimit do të vinte në minutën e 56 nga i përhershmi Redon Xhixha, që ashtu si edhe në Europë, është i vetmi që mundohet për “të nxjerrë nga balta” skuadrën e tij. Në minutën e 71 Daci do të merrte karton të kuq për gjest antisportiv, por miqtë nuk arritën që ta shfrytëzonin superioritetin numerik. /Sport Ekspres/

(Video e marrë nga Newsport)

Kukësi: Tafas, Ndreca, Tiago Ferreira Canelas, Ilieski, Moraes, Kote, Taipi, Haxhiu, Hasaj, Basa, Daci Trajner: Skënder Gega

Tirana: Bekaj, Najdovski, Behiratche, Llukman Husein, Ismajlgeci, Aleksi, Qefalia, Kallaku, Hasani, Xhixha, Seferi Trajner: Orges Shehi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *