Pas ndeshjes kundër Totenhemit, Armando Broja nuk është stërvitur më me grupin e plotë te Chelsea. Sulmuesi shqiptar ka dy ditë që nuk ndodhet me pjesën tjetër të grupit për t’u përgatitur sa i përket ndeshjes së radhës, atë me Leeds.
Broja nuk është përdorur në asnjë ndeshje tjetër të grupmoshave të Chelsea apo ekipit të dytë gjatë kësaj periudhe. Megjithëse nuk dihen ende arsyet e sakta, ato të dëmtimit kanë gjasa shumë të ulëta pasi futbollisti u aktivizua për fare pak minuta me Totenhemin dhe pa qenë në kontakt me topin apo kundërshtarët.
Menjëherë pas kësaj nuk është stërvitur më te Chelsea. Për këtë arsye mund të kemi zhvillime të rëndësishme për të ardhmen e Brojës në orët në vazhdim. Koha është ende aty dhe lihet mundësia për ta parë sërish kundër Leeds, por gjasat më të mëdha janë mbyllja e një negociate me Evertonin. /Sport Ekspres/