Ardian Ismajli e kaloi pjesën dërrmuese të sezonit të shkuar në stol. Mbrojtësi shqiptar nuk ishte I preferuari i Andreaxolit, por me largimin e këtij të fundit situata ka ndryshuar. “La Nazione” zbulon se Salernitana ka trokituar në derën e Empolit për të kërkuar shërbimet e lojtarit të Kombëtares, por në fund ka marrë vetëm një “jo” si përjigje.
Klubi toskan e konsideron Ismajlin si të pashitshëm për momentin dhe deri në çastin që nuk është gjendur një pasardhës i denjë për të përgjigja për shitjen e tij do të jetë “JO”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/