VIDEO/ Është jashtë planeve të klubit për sezonin, sulmuesi shqiptar hyn nga stoli dhe shpëton ekipin me golin në shtesa

Fenerbahçja nuk ka shkuar dot më larg se një barazim 3-3 në ndeshjen e javës së parë të kampionatit turk. Gjigantët e Stambollit kanë arritur të marrin një pikë në minutat e fundit të ndeshjes, atëherë kur Berisha shënoi për të ndëshkuar Umraniesporin.

Sulmuesi shqiptar është jashtë planeve të Fenerbahçes, teksa klubi turk ka vendosur ta nxjerrë në shitje për ta larguar nga ekipi. Mërgim Berisha e nisi nga stoli takimin e sotëm, për të hyrë në fushë në minutën e 74-t. Ndërkohë në minutën e dytë shtesë arrin të tundë rrjetën kundërshtare për të vendosur përfundimisht barazimin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Video edited on Kapwing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *