Fiorentina vazhdon të shfaqë interes për Bajramin. Klubi italian nuk heq dorë nga pista që të dërgon te lojtari shqiptar. “Corriere dello Sport” raporton se vjollcët po shqyrtojnë mundësinë e një shkëmbimi.
Në Firence janë të gatshëm të ofrojnë njërin mes Benasit ose Nastasiçit. Ndërkohë Empoli në krahun tjetër vendos si kusht një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Jusuf Malehun. Ky i fundit është një lojtar i ri dhe i perspektivës, çka i shkon për shtat edhe strategjisë së klubit për zhvillimin e talenteve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/