Është mbyllur me rezultatin 0-3 miqësorja mes Partizanit dhe Bylisit. Mallakastriotët kanë treguar forcën e tyre në përgatitjet që po zhvillojnë në prag të sezonit të ri të “Abissnet Superiore”-s. Kampionët e Kategorisë së Parë kanë befasuar të kuqtë duke e çuar topin tre herë në rrjetën e tyre.
Pjesa e parë përfundoi në baraspeshë 0-0, ndërsa e dyta foli për Bylisin. Kamara është autori i golit të parë të takimit, i shënuar në minutën e 56. Më pas rrugën e rrjetës e gjetën edhe Abazaj në të 74-tën dhe Kaçorri në të 89-n./Halit Delibashi-Sport Ekspres/