VIDEO/ Morata “tallet” me mbrojtjen e Juventusit, Atletiko e mund me goleadë

Atletiko e Madridit ka marrë një fitore të thellë 4-0 kundër Juventusit. Kanë mjaftuar vetëm 11 minuta që spanjollët të shënonin golin e parë. E si për të mos mjaftuar kaq, dhimbjen e bardhezinjve e shton fakti se topi u dërgua në rrjetë nga… Alvaro Morata. I sapo kthyer në Madrid Morata ndëshkon ish-skuadrën e tij, që vendosi të mos blinte përfundimisht kartonin e tij.

“Hakmarrja” e Moratës nuk mbyllet me kaq, pasi shënon edhe dy herë të tjera, në minutën e 42-të dhe të 62-të. Spanjolli “tallet” me mbrojtjen e Juventusit, teksa në rastin e golit të dytë i shmanget bukur Bonuçit dhe me shpejtësinë e tij hyn në zonë, aty ku “luan” me Bremerin dhe shkund më pas rrjetën. Ndërkohë Kunja ishte ai që vulosi në fund rezultatin 4-0 me golin e realizuar në minutën e 91-të./ Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *