Në Belgjikë ka një raportim tronditës. Erdon Daci e ka mbyllur futbollin për vitin 2022. Lojtari shqiptar e nisi në mënyrën më të mirë kampionatin me Westerlon.
Por Daci ka këputur ligamentet dhe ky është dëmtimi më i rëndë për një futbollist, teksa kërkohen deri në 8 muaj kohë rikuperimi.
Interesant është fakti se nga nisja e kampionatit dhe deri tani, pra vetëm në dy javët e para, Daci bëhet lojtari i 6 që këput ligamentet në elitën e futbollit belg. E frikshme! /Sport Ekspres/