“Një arbitër nuk na la të shkonim në Serinë A”, presidenti i Monzas tregon deklaratën e bujshëm për Champions League: Bëra shaka

Vetëm pak kohë më parë presidenti i Monzas, Silvio Berlusconi deklaroi se objektivi i skuadrës së tij është kualifikimi në Champions League. Duke njohur historinë e tij me klubin e Milanin, shumë media e postuan këtë deklaratë, por vetëm 1 ditë më parë Berlusconie ka përgënjeshtruar, duke u shprehur në një intervistë se e ka thënë në formë shakaje.

Sipas tij objektivi kryesor i Monzës në sezonin 2022-2023 është të sigurojë mbijetesën në Seria A. “Duhet të ishim ngjitur që edicionin e shkuar në elitën e futbolilt italian, por një arbitër na e mohoi diçka të tillë duke na anuluar një gol të rregullt.

Tani duhet të shohim para dhe duhet që të sigurojmë qëndrimin në Serie A, diçka që besoj se do e arrijmë me merkaton dhe punën që është bërë deri më tani, Champions League? Ka qenë thjeshtë një shaka”- u shpreh Berlusconi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *