Zyrtare/ Klubi belg prezanton sulmuesin shqiptar, firmos kontratë 3-vjeçare

Royal Antwerp ka zyrtarizuar pak më parë blerjen e Arbnor Mujës. Sulmuesi shqiptar ishte një lojtar i njohur për belgët, të cilët e patën kundërshtar në dy ndeshjet e Ligës së Konferencës kundër Dritës. 23-vjeçari ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi i Antwerp-it përmes faqes zyrtare, ndërsa në rrjetet sociale ka shpërndarë foto të Mujës me mbishkrimin: “Arbnor Muja është i kuq“. Një hap i rëndësishëm për lojtarin shqiptar, që tashmë do të ketë mundësinë të luajë në nivele më të larta të futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *